Bletari nga Kuçova, shembull mbresëlënës i biznesit familjar fitimprurës

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Bletaria është kthyer tashmë në një biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve çdo ditë e më shumë, falë edhe mbështetjes që adreson qeveria për këtë sektor.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, solli shembullin e Yllit që rrit bletë në Kuçovë.
Në këtë periudhë, bleta dimëron por puna e një bletari nuk ndalet kurrë. Ylli thotë se, “në muajt e dimrit, përgatisim kosheret për sezonin e ardhshëm”.
E shfaq qartë pasionin për zanatin e tij të cilin e ka të trashëguar nga i ati dhe dëshiron ta kalojë edhe te djali.
“Bletarinë e kam të trashëguar nga babai i tij Ismali dhe këtë profesion unë ia kam mësuar  djalit të tij, me dëshirën për të fuqizuar këtë biznes familjar e fitimprurës”, tha ai.
Ylli e ka nisur bletarinë me 15 koshere, dhe sot ka 200 koshere. Prodhon kryesisht mjaltë dhe qumësht blete dhe i është përkushtuar tërësisht këtij zanati, pa përmendur kurrë lodhje. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.