Aisha u lind në… bordin e ”Qatar Airways”!

ROMË, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Aisha quhet bebja e cila u lind në bordin e një avioni të kompanisë ajrore ”Qatar Airways”, që ishte nisur nga Doha për në Ugandë, falë ndërhyrjes së mjekes kanadeze, Aisha Khatib, docente në Universitetin e Torinos.

Avioni ishte nisur prej gati një ore nga Doha kur në bordin e tij u dha alarmi për një mjek.

Gruaja, një emigrante ugandeze në Arabinë Saudite po kthehej në vendin e saj, filloi të ndiejë dhimbjet e lindjes.

Kështu, pas pak, u lind Aisha, pak premature, në javën e 35-të të shtatzënisë, por plotësisht e shëndetshme.

Emrin bebja e mori nga mjekja që e lindi, Aisha Khatib./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.