Vlerësimi real, kyç në rritjen e kapaciteteve të administratës publike

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, zhvilloi sot një takim drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike (DAP) Albana Koçiu, për përmirësimin e performancës së punonjësve të administratës publike.

“Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit me fokus standardet në përmirësimin e performancës së punonjësve të administratës tonë publike”, tha Ekonomi.

Ekonomi theksoi se, vlerësimi real është një element kyç në rritjen e kapaciteteve të administratës dhe evidentimin e meritokracisë.

“Gjithashtu ramë dakord të vazhdojmë punën në përfshirjen e standardeve në programet e trajnimeve që bëhen në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA)”, tha Ekonomi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.