Temperaturat nën 0 °C, ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullim, po hidhet kripë

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Temperatura nën 0 °C pa reshje kanë përshkuar vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, po punohet me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e rrugës në akset me prezencë bore, si në Kukës-Shishtavec”, thekson ARRSH.

Sipas ARRSH-së drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.