SEUL – Koreja e Veriut kryen testin e tretë të raketave balistike brenda 10 ditëve

SEUL, 14 janar /ATSH-DPA/ Koreja e Veriut ka testuar sot dy raketa balistike me rreze të shkurtër, njoftoi shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në Korenë e Jugut.

Nisjet e raketave balistike, ndodhën pasi Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut akuzoi SHBA-në se ka provokuar duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Phenianit lidhur me programin e armëve dhe kërcënoi Uashingtonin me një përgjigje të qartë.

Ky ishte testimi i treti i kryer nga Koreja e Veriut brenda 10 ditëve. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut shprehu keqardhjen e thellë për lëshimet e vazhdueshme të raketave të Koresë së Veriut.

Komanda e Shteteve të Bashkuara Indo-Paqësorit akuzoi Korenë e Veriut për destabilizimin e rajonit përmes programit të saj të armëve të paligjshme duke thënë se gjithashtu se testimi i fundit përfshinte raketa balistike.

Autoritetet e Koresë së Jugut besojnë se raketat u lëshuan në veriperëndim të Koresë së Veriut, afër kufirit kinez dhe udhëtuan rreth 430 kilometra mbi Detin e Japonisë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, raportoi se raketat besohet se janë lëshuar drejt një objektivi të paracaktuar, në një ishull të pabanuar të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kreu testimet e fundit të raketave, duke pretenduar se ishin raketa hipersonike, më 5 dhe 11 janar. Armët hipersonike janë të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre të lartë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.