Rama: Ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka kaluar një ditë në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare.

Rama ndau pamje nga aeroplanmbajtësja i pozicionuar në vendin e kapitenit.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, u shpreh kryeministri Rama.

Prej muajit dhjetor, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” po qëndron në Mesdhe bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.