Kursi i këmbimit, leku humb terren me valutat

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.28 lekë dhe këmbehet me 106.73 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.26 lekë dhe këmbehet me 122.30 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 146.51 lekë, duke shënuar një rritje me 0.22 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 117.12 lekë, ose 0.46 lekë më shumë se ditën e enjte.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 106.73 +0.28
Euro EUR 122.30 +0.26
Poundi Britanik GBP 146.51 +0.22
Franga Zvicerane CHF 117.12 +0.46
Jeni Japonez (100) JPY 93.69 +0.73
Dollari Australian AUD 77.58 -0.19
Dollari Kanadez CAD 85.46 +0.18
Korona Suedeze SEK 11.93 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.28 -0.02
Korona Daneze DKK 16.44 +0.04
SDR SDR 150.21 +0.98
Ari (OZ 1) XAU 194528.23 +597.62
Argjend (OZ 1) XAG 2464.40 +1.15
Juani Kinez (onshore) CNY 16.82 +0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 16.80 +0.08
Lira Turke TRY 7.87 +0.03

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.