“Bregdeti ynë”, IKMT shemb një objekt pa leje në Hamallaj

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot prishjen e objekteve pa leje në Hamallaj të Durrësit.

Në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”, IKMT po vijon me prishjen e objekteve pa leje në gjithë territorin.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.