Banka e Shqipërisë, ankand për shitjen e obligacioneve 10-vjeçare

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë organizon të hënën ankandin për emetimin e obligacioneve me maturim 10-vjeçar.

Sipas BSH-së, shuma e ofruar e obligacioneve për shitje është në vlerën pesë miliardë lekë.

Obligacionet 10-vjeçare janë një mundësi e mirë për ata investitorë që synojnë kthime më të larta nga investimi, në një kohë kur normat e interesit janë në nivele të ulëta.

Në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve që u zhvillua vitin e kaluar kuponi rezultoi 5 %.

BSH-ja bën të ditur se shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e obligacioneve është 500 mijë lekë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.