Tre mole në shërbim të turizmit në veri të vendit

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Rehabilitimi i kalatave në Zogaj, Shirokë dhe Shkodër, synon të nxisë zhvillimin e turizmit në veri të vendit.

Investimi parashikon të shtojë tre mole për t’i shërbyer sa më mirë turizmit.

Projekt i hartuar sipas standardeve më të mira, nga Fondi Shqiptari Zhvillimit synon të rrisë lidhjet e transportit detar midis zonave të përfshirë në programin e zhvillimit si dhe të prezantojë rrugë të reja detare multimodale.

Në dokumentin që shoqëron këtë projekt thuhet se, “për rehabilitimin/ndërtimin e tre kalatave/moleve nga një në Shkodër, Shirokë dhe Zogaj sipas vlerësimit të ndikimit në mjedis hartuar vitin e shkuar përqendron vëmendjen në efektin që do të ketë kjo nismë tek turizmi i cili është sektor i rëndësishëm për këtë rajon”.

Turistët që e vizitojnë Shirokën dhe Zogaj frekuentojnë kryesisht shëtitje çiklizëm, ngrënie në restorante, etj. Impakti i këtij investimi të ri do të shtojë kohë qëndrimin e turistëve në këto zona dhe dhe do të shtojë numrin e vizitorë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.