TIRANË, 13 janar/ATSH/ Ndërsa termometri në Pukë ka shënuar -11°C këtë mbrëmje, kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka trokitur sonte në familjet e disa të moshuarve që jetojnë vetëm.
Gjonaj është interesuar për kushtet e ngrohjes dhe bazën ushqimore, teksa premtoi që nesër furnizimin me dru zjarri dhe artikuj ushqimor, aty ku ishte e nevojshme.
Kreu i bashkisë u njoh me kushtet e barakës ku jeton çifti Ademi dhe premtoi ndërtimin e një banese të re për dy të moshuarit.
Kryetari Gjonaj tha se ishte obligim që në këto kushte të asistohen këto familje.
Më herët kryetari i bashkisë, Gjonaj urdhëroi evidentimin e të gjitha familjeve që në këto kushte atmosferike kanë të nevojshme ndihmë nga bashkia. /m.m/j.p/
