Kumbaro: Rinovim i licencave për guidat turistike

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i hap rrugën rinovimit të licencave për guidat turistike për 2 vite.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se të gjitha guidat pa humbur kohë mund të aplikojnë për shtyrjen e afatit të licencës që disponojnë.

“I konfirmova Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike se i kemi hapur rrugë rinovimit të licensave për guidat turistike për 2 vite, duke kompensuar periudhën e vështirë të reduktimit të aktivitetit prej pandemisë. Të gjitha guidat pa humbur kohë mund të aplikojnë për shtyrjen e afatit të licencës që disponojnë”, u shpreh ajo.

Sipas Kumbaros, funksionimi i sektorit të turizmit vazhdimisht duhet të përmirësohet.

“Po punojmë për një qasje të re në lidhje me promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Shumë shpejt mbledhim Komitetin Këshillimor të Sektorit Privat të Turizmit për t’u ulur të gjitha palët në të njëjtën tryezë e të vendosim së bashku për praktikat më të mira”, tha Kumbaro.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.