Bashkëpunimi me prindërit rrit sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka pritur në një takim të parë për këtë vit Këshillin Kombëtar të Prindërve.

“Mirëpritëm në një takim të rëndësishëm Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili është një ndër partnerët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të arsimit parauniversitar”, shprehet Kushi.

Një nga temat kryesore të bashkëbisedimit gjatë këtij takimi ishte siguria e fëmijëve në përdorimin e internetit, ku roli i prindërve konsiderohet si shumë i rëndësishëm.

Ministrja Kushi theksoi se “bashkëpunimi i institucioneve arsimore me prindërit është e vetmja mënyrë që minimizon pasojat negative që sjell aksesi i pakontrolluar”.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.