Aplikim online në e-Albania për rivlerësimin e pasurisë

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u jep mundësi qytetarëve të aplikojnë online përmes portalit e-Albania për rivlerësimin e pasurisë së tyre.

Mund të aplikojnë të gjithë personat që kanë në pronësi toka dhe ndërtesa të regjistruara, qytetarët që kanë ndërtime të legalizuara dhe janë në proces regjistrimi në Kadastër.

Me anë të aplikimit qytetarëve iu krijohet mundësia që pa asnjë burokraci dhe vonesë të paguajnë tatimin në vlerën prej 3 % nga 15 % që është normalisht.

Pas dërgimit të aplikimit online kërkesa do të procedohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Përgjigjja do të merret në e-mail-in e aplikuesit dhe në hapësirën “dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.