Alibeaj: Berisha nxiti dhe planifikoi dhunën kundër PD

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejda Alibeaj, publikoi sot një video ku shprehet se, ai që nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Berisha.

“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe figurë”, theksoi Alibeaj.

“Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokratëve do të përdorej dhunë, madje mund të derdhej edhe gjak”, u shpreh Alibeaj.

“Gjuha e urrejtjes se Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratët e kuptuan atë qartë, prandaj dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!”, shtoi Alibeaj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.