Adoleshenca problematike të lë edhe pa… derë!

KALIFORNI, 13 janar /ATSH/ – Është e drejtë absolute që një prind, për sa kohë që fëmijët janë të vegjël, të mund të hyjë në dhomën e tyre sa herë që dëshiron dhe të kontrollojë se gjithçka shkon mirë.

”Megjithatë, kur fëmijët rriten dhe hyjnë në adoleshencë është normale të duan pak privatësi, por sa më shumë që lidhja me prindërit të jetë transparente dhe e sinqertë, aq më pak do të ndjejnë nevojën për të mbyllur derën e dhomës së tyre për orë të tëra”, shkruan today.it.

Në këtë histori, megjithatë, babai i një djali 14-vjeçar padyshim që e ekzagjeron.

Pas mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe të birin, ai i ka hequr këtij të fundit edhe derën e dhomës së gjumit.

Me pak fjalë, as edhe një sekondë privatësi për adoleshentin, deri sa ai të mbushë 18 vjeç.

“Bashkëshorti im beson se deri në moshën 18 vjeçare, për sa kohë që është në kujdestarinë tonë, djali ynë nuk duhet të ketë derë në dhomën e gjumit”, deklaroi nëna e fëmijës.

”Bashkëshorti im vazhdon të këmbëngulë duke mos i dhënë djalit asnjë privatësi duke besuar se kështu se do ta bëjë atë më të pjekur”, shtoi ajo.

”Megjithatë, vendosa që fshehtas të shkoja të blija një derë të re. Kur djali im u kthye nga shkolla dhe e pa u gëzua, por babai i tij nuk e priti mire këtë gjë”, shtoi ajo./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.