Rama: Mbrojtja e mjedisit, mënyra më e mirë për të treguar dashurinë ndaj atdheut

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotografi me momente nga puna në zbatim të planit kombëtar të pastrimit në Durrës, Kukës, Mat, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Kuçovë dhe Mallakastër.

Duke falënderuar të gjithë ata që angazhohen çdo ditë e më shumë në planin kombëtar të pastrimit, Rama u shpreh se mbrojtja e mjedisit është mënyra më e mirë për të treguar dashurinë ndaj atdheut.

“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Mbrojtja e mjedisit është mënyra më e mirë për të treguar dashurinë ndaj atdheut. Momente nga pastrimi në Durrës, Kukës, Mat, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Kuçovë dhe Mallakastër”, u shpreh Rama.

Plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.