Kushi, takim me përfaqësues të USAID dhe UNICEF për rritjen e bashkëpunimit

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e USAID/Albania dhe UNICEF Albania, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimin në fushën e arsimit.

Kushi u shpreh se në takim i falënderoi përfaqësuesit e USAID dhe UNICEF për kontributin e tyre të deritanishëm në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

Gjithashtu, ministrja Kushi u shpreh se në takim u diskutuan ide konkrete për projekte të reja në të ardhmen.

“Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të partnerëve tanë USAID/Albania dhe UNICEF Albania patëm një bashkëbisedim shumë të frytshëm që forcon më tej bashkëpunimin tonë në fushën e Arsimit. I falënderova për kontributin e tyre të deritanishëm në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe diskutuam ide konkrete për projekte të reja në të ardhmen”, theksoi Kushi.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.