Kur një papë blen një… CD!

VATIKAN, 12 janar /ATSH-DPA/ – Papa Françesku shkaktoi bujë në qendër të Romës, teksa vizitoi dhe bekoi një dyqan diskografik pranë Panteonit, deklaroi zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Sipas raportit, pronari e dyqanit kanë qenë mik me Françeskun që përpara se ai të bëhej udhëheqës i Kishës Katolike.

Papa Françesku i kishte premtuar më parë se do të bënte një vizitë në dyqan edhe pasi të bëhej papë.

Papa 85-vjeçar kaloi rreth 15 minuta në dyqanin e rinovuar muzikor dhe mori një CD me muzikë klasike si dhuratë.

Një reporter i Vatikanit nga agjencia televizive ”Rome Reports” regjistroi një video që tregon Françeskun duke dalë nga dyqani dhe duke hipur në makinën e tij./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.