COVID-19 – Austria regjistron një numër të ri rekord të rasteve

VJENË, 12 janar /ATSH-DPA/ Austria regjistroi një numër të ri rekord të rasteve me koronavirus të mërkurën, ku sipas të dhënave janë konfirmuar 17,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Ky numër rastesh është pothuajse dy herë më i madh sesa ai i një jave më parë.

Situata në klinikat e vendit mbetet e qëndrueshme: Numri i pacientëve në stacionet e kujdesit të rregullt dhe të kujdesit intensiv ka shënuar një ulje.

Shumica e rasteve janë raportuar në shtetet e Salzburgut, Tirolit dhe Vjenës. Rekordi i mëparshëm ditor i numrit të rasteve u vendos më 19 nëntor, ku u regjistruan 15,800 raste. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.