Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

NJU JORK, 12 janar /ATSH/ – Mos mendoni se simbolet e tastierës janë të mjaftueshme për të mbrojtur fjalëkalimet tuaja, pasi një nga aspektet themelore që duhet mbajtur parasysh është gjatësia e passwordit, shkruan faqja teknologjike focus.it.

Gjatësia e passwordit

Sipas Security.org, një fjalëkalim duhet të jetë së paku 16 karaktere, por gati gjysma e amerikanëve përdorin kombinime me më pak se tetë karaktere, duke vënë në rrezik sigurinë e llogarive të tyre.

Kombinimi i tij

Një rregull tjetër që duhet mbajtur parasysh është të shmangni përdorimin e vetëm shkronjave të vogla dhe të përpiqeni të futni numra, karaktere speciale dhe shkronja të mëdha.

Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni futjen e informacioneve personale ose të parëndësishme, të tilla si ditëlindja juaj, numri juaj i telefonit ose emri i qenit tuaj: ky informacion shpesh është lehtësisht i disponueshëm përmes kanaleve sociale, dhe për këtë arsye është në dispozicion të (pothuajse) të gjithëve.

Humbjet prej passwordeve të thjeshtë 

Në vitin 2019, vjedhja e fjalëkalimit shkaktoi 80% të shkeljeve të të dhënave të ndjeshme në nivel global, me pasoja të rënda ekonomike si për individët ashtu edhe për bizneset.

IBM vlerëson se në vitin 2020 kompanitë kanë humbur, mesatarisht, pothuajse 4 miliardë dollarë për shkak të vjedhjes së të dhënave të ndjeshme nëntë miliardë vetëm në SHBA.

Për sa u përket qytetarëve privatë, në vitin 2019 secili prej nesh do të kishte humbur mesatarisht pothuajse 900 dollarë për shkak të vjedhjes së identitetit për shkak të fjalëkalimeve të thyera, për një total prej 92 milionë dollarësh në nivel global./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.