Broja, gol dhe rekord në Premier Ligën angleze

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft të mira me klubin e tij në Premier Ligën angleze, duke u bërë sërish protagonist me golat e tij.

Bomberi kuqezi realizoi golin e tretë për “Southampton” në fitoren 4-1 ndaj “Brentford”, teksa ndihmoi klubin e tij të korrte këtë sukses të rëndësishëm.

Broja e nisi ndeshjen si titullar dhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 49-të pas një kundërsulmi të shpejtë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i pestë për 20-vjeçarin këtë sezon në kampionat, ndërkohë që është vlerësuar me notën 7 për paraqitjen, duke qenë një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij.

Me këtë gol, Broja ka thyer një rekord duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në ligën elitare angleze.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.