Për herë të parë një zemër derri transplantohet te njeriu

MERILEND, 11 janar /ATSH-DPA/ – Kirurgët amerikanë transplantuan me sukses zemrën e një derri, të modifikuar gjenetikisht, në një pacient.

”Një 57-vjeçar me sëmundje terminale të zemrës mori organin në Baltimor, të premten”, deklaroi Universitetit i Mjekësisë në Merilend.

“Ky transplant organi demonstroi për herë të parë se një zemër e kafshëve, e modifikuar gjenetikisht, mund të funksionojë si zemra e njeriut pa refuzim të menjëhershëm të trupit”, thuhet në deklaratë.

Spitali tha se pacienti ishte mirë tre ditë pas operacionit dhe do të monitorohet për javët e ardhshme për të përcaktuar nëse transplanti ka dhënë përfitime shpëtimi.

“Unë dua të jetoj. E di që është si një shpërthim në errësirë, por është zgjedhja ime e fundit’’, theksoi pacienti një ditë para operacionit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.