Tatimet-biznesit: Riaplikoni për certifikatën elektronike

TIRANË 10 janar/ATSH/ Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.

Në bazë të ligjit “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po u afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Certifikatën Elektronike.

Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1-vjeçare, me njё kosto prej 4000 lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё biznesi ka vepruar edhe herёn e parё. Klikoni online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 dhe zbatoni me radhё tё gjithё hapat e treguar aty.

Më 1 janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të reformës së Fiskalizimit, që konsistonte në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G); më 1 korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B); më 1 shtator nisi faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Procesi i Fiskalizimit pritet të ketë një efekt pozitiv në të gjithë ekonominë e vendit dhe veçanërisht tek bizneset, pasi shkëmbimi i automatizuar i faturës elektronike shkurton kohë dhe është më i sigurt.

Deri më 30 qershor të këtij viti, sipas një vendimi të fundvitit të shkuar, nuk do të ketë penalitete për një kategori biznesesh që nuk janë përfshirë ende në procesin e Fiskalizimit.

Kategoritë që përjashtohen janë tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm, si dhe tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike.

Qëllimi është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtasin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.