FOKUS – 2021 vit rekord për kalimin e La Manshit nga migrantët

PARIS, 10 janar /ATSH-ANSA/ – 2021 ishte një vit rekord për numrin e përpjekjeve për kalimin e La Manshit nga migrantët, raportoi zyra franceze përgjegjëse për Imigracionin dhe Integrimin (OFII).

”Numri i migrantë të mbytur apo të shpëtuar nga Calais, në veri të Francës, u trefishua vitin e kaluar”, sipas OFII-t.

“Numri i njerëzve të mbytur dhe të shpëtuar në Calais ishte 1 002 persona në 2021, përkundrejt 341 në 2020, thënë ndryshe një rritje prej 194 për qind”, shtoi kjo zyrë.

Nëntorin e kaluar, kanali i La Manshit u shndërrua në një varrezë, me fundosjen tragjike të një gomoneje, që i kushtoi jetën 27 migrantëve të drejtuar për në Britaninë e Madhe.

”Një dramë e ngjashme për ato të panumërtat në Mesdhe”, deklaroi OFII./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.