AIDA mbështetje bizneseve dhe artizanëve që prodhojnë shqip

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), vijon mbështetjen e bizneseve shqiptare dhe produkteve “Made in Albania” nëpërmjet fushatës promovuese “eduashqip”.

AIDA bën të ditur se, do të mbështesë të gjitha bizneset dhe artizanët që prodhojnë të mira nga duart e tyre dhe duan t’i prezantojnë produktet në vendin e origjinës.

“Fushata “Zgjidh të vendit” i jep jetë produkteve autentike dhe unike duke bërë bashkë çdo copëz që formon historinë e Shqipërisë me vlera. Qëllimi ynë është të njohim, zgjedhim dhe duam çdo ditë produktet shqiptare”, bën të ditur AIDA.

AIDA po ashtu ka publikuar katalogun e parë vjetor “Made in Albania” me produktet shqiptare.

Referuar të dhënave të publikuara nga AIDA për periudhën korrik 2020-korrik 2021 nga numri total i produkteve të promovuar, 30 prej tyre prodhohen nga sipërmarrëse gra dhe 75 produkte prodhohen nga sipërmarrës burra.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.