Ministria e Shëndetësisë: 1801 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 8327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1801 qytetarë.

Sipas MSHMS rastet pozitive janë në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnjë, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Përrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Roskovec, Belsh.

“Janë 12,283 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64 vjeç dhe 65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.

“Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (08 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,801
Të shëruar në 24 orë       303
Të shtruar në spitale       114
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 8,327

Testime totale              1,524,940
Raste pozitive                 218,487
Raste të shëruara           202,967
Raste Aktive                      12,283
Humbje jete                         3,237

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,962
Fier                 1,111
Durrës             995
Elbasan           856
Shkodër          762
Vlorë                765
Berat               425
Gjirokastër     460
Lezhë              365
Korçë               310
Dibër                172
Kukës               100

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.