Agjencia Telegrafike Shqiptare

Jetohet edhe në minus… 60 gradë Celsius!

MOSKË, 30 dhjetor /ATSH-AA/ – Në fshatin rus Umjakon, në pjesën e largët lindore të Siberisë, këtë muaj temperaturat ranë në minus 60 gradë Celsius.

Umjakon, i njohur si vendi më i ftohtë i banuar në Tokë, ka rreth 500 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori dhe peshkim.

Moti i ftohtë ndikon negativisht në kushtet e jetesës së përditshme të njerëzve që jetojnë në këtë vend.

Umjakon, i shtrirë në brigjet e lumit Indigirka, në Jakutsk, ndodhet vetëm tre gradë nga Rrethi Polar./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version