ATHINË, 28 dhjetor /ATSH-DPA/Qiproja deklaroi sot se ka nevojë që shtetet e tjera anëtare të BE-së të tregojnë solidaritet për ta ndihmuar atë të menaxhojë fluksin e emigrantëve të cilët mund të fillojnë duke pranuar banorët e kampeve të mbipopulluara.
Vetëm në tetor dhe nëntor, në Qipro arritën 4,000 migrantë, tha ministri i Brendshëm Nicos Nouris.
Që nga fillimi i vitit numri ka rritur në 12,000.
Shumica e tyre po kalojnë nga pjesa veriore, turke qipriote e ishullit të ndarë mesdhetar. Republika e Qipros, në jug, është një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Sipas statistikave të BE-së, në lidhje me madhësinë e popullsisë, Qipro ka marrë më së shumti aplikime për azil në Bashkimin Evropian në vitin 2020.
Ministri i Brendshëm, Nouris tha se, bandat e organizuara të kontrabandistëve mbledhin 300 deri në 500 euro (340 deri në 560 dollarë) për të fshehur një azilkërkues përtej Vijës së Gjelbër të çmilitarizuar që ndan ishullin.
Nouris u bëri thirrje shteteve të tjera të BE-së që të pranojnë migrantët.
“Papa Françesku i tregoi BE-së se çfarë do të thotë solidaritet gjatë vizitës së tij të fundit në Qipro”, tha Nouris. Vatikani ka marrë rreth 50 migrantë nga kampet e regjistrimit gjatë vizitës së Papës në fillim të dhjetorit. //a.i/
