Agjencia Telegrafike Shqiptare

Mbështetje financiare projekteve të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Ministria e Kulturës edhe këtë vit hap thirrjen për mbështetjen financiare të projekteve që kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se Ministria e Kulturës do të mbështesë të gjithë profesionistët dhe të rinjtë e talentuar.
Ministria e Kulturës do të mbështesë projektet për promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë digjitale, promovimin e programit Art&Zeje; promovimin e artit dhe kulturës përmes aktiviteteve dhe promovimin e industrive kreative.
Ministrja Margariti thekson se “ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë të gjithë ata profesionistë dhe të rinj të talentuar që dinë të bëjnë bashkë gjuhën e teknologjisë me trashëgiminë kultrore; që qasin artin dhe kulturën te publiku; përçojnë dijebërje te brezi i ri e mbajnë gjallë jetën artistike në Shqipëri”.
Afati i dorëzimit të projekteve është deri në 17 janar 2022.
/k.s/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version