Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bebet e para në ditën e Krishtlindjeve

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Në ditën e Krishtlindjeve shumë familje të reja patën një tjetër gëzim të madh, atë të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau foto të bebeve të para në ditën e Krishtlindjeve në dy maternitetet e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë për bonusin e bebes, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version