Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tirana fiton derbin e kryeqytetit

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Tirana fitoi mbrëmjen e sotme në Air Albania derbin me Partizanin, me një kohë loje prej 102 minutash pas shtesave të panumërta si pasojë e ndërprerjeve të vazhdueshme. Rezultati u përcaktua me një gol në minutën e 100-të, duke i dhënë bardhebluve shtysën drejt titullit kampion.

Goli u shënua nga Xhixha, pas një insistimi në krahun e djathtë.

Aktualisht, diferenca në tabelën e klasifikimit është plot 12 pikë në favor të bardhebluve e fare mirë kjo sfidë mund të konsiderohet edhe si treni i fundit i Partizanit për titullin.

Derbin e parë të këtij sezoni ishin bardheblutë ata që triumfuan me rezultatin 1-0, falë një goli të Vesel Limajt nga pika e bardhë e penalltisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version