PARIS, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – E djathta ekstreme është një rrezik për Evropën, paralajmëroi ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një intervistë për ”Il Grand Continent”, revista e njohur shumëgjuhëshe që synon një debat strategjik, politik dhe intelektual në shkallë evropiane.
”Konservatorët e vërtetë duhet të kuptojnë se e djathta ekstreme është një rrezik për Evropën”, paralajmëroi Juncker.
”Nëse e djathta ekstreme fiton në Francë (në zgjedhje zgjedhjet presidenciale të 2022), pavarësisht sondazheve, kjo do të ishte një disfatë për të gjitha forcat demokratike në Evropë”, shtoi ai./ /os/
