TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Me rastin e festave të fundvitit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias.
Nikolla shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për kontributin e medias në transmetimin dhe transparencën e veprimtarive parlamentare, duke përballuar edhe vështirësitë e pandemisë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjithashtu u shpreh se, Kuvendi do të vazhdojë të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut, qytetarëve dhe të medias në veprimtarinë e Kuvendit, duke i vlerësuar gazetarët dhe mediat partnerë në shërbimin ndaj publikut dhe qytetarëve.
