Agjencia Telegrafike Shqiptare

Del në qarkullim pulla e përbashkët postare Shqipëri-Slloveni

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Gjatë ditës së sotme doli në qarkullim emisioni i përbashkët i pullave “Shqipëri- Slloveni”, me tematikë ‘Ekoturizmi’.

Kjo pullë është simbol i bashkëpunimit të gjatë dhe të shkëlqyer mes dy postave homologe dhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Posta Shqiptare shprehet se është krenare që nëpërmjet kësaj pulle promovohet një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare, Ishulli i Zvërnecit në Lagunën e Nartës, si imazh përfaqësues i Shqipërisë”.

“Ndërsa Sllovenia përfaqësohet me një nga ishujt e saj lumorë dhe liqenorë, konkretisht ishullin në liqenin Cernika”, thekson Posta Shqiptare. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version