Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës, anëtarësimi në BE

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë takimit, Balla theksoi se “rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Sipas Ballës, LDK si anëtare e PPE luan një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Kosovë u prit në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Balla në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version