TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh në një reagim se ky pr/ligj është një kornizë e plotë dhe e fortë ligjore në forcimin e mekanizmave të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Manja theksoi se, “rritja e cilësisë së shërbimit nga ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme kundrejt qytetarëve shqiptarë, është një tjetër synim yni që ky projektligj e bën realitet”.
“Veprimtaria e ndërmjetësve do të mbikëqyret direkt nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë, si një siguresë se angazhimet tona përpara partnerëve dhe qytetarëve shqiptarë nuk do të kërcënohen nga askush”, u shpreh Manja.
/a.a/r.e/
