Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 11 dhjetor 2021

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/- Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal.

Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.

Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar.

Për ditën e Diel parashikohet një përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve meteorologjike. Moti nis i vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, në relievet malore reshje dëbore. Gradualisht reshjet e shiut humbasin itensitet dhe terren duke mbetur prezente vetëm në zonën veriore.

Gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave pritet erë e fortë në formën e tufanit dhe shpejtësi deri në 25m/s nga kuadrati i jugut. Për ditën e Diel itensiteti i erës bie dhe shpejtësi maksimale deri në 15m/s si dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version