Agjencia Telegrafike Shqiptare

Sa u shit copa nëntë kilogramëshe e arit?

SAN FRANÇISKO, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një copë ari që peshon më shumë se nëntë kilogramë u shit për 750 000 dollarë në një ankand deklaroi kompania e ankandeve ”Heritage Auctions”, me qendër në Teksas.

Sipas kompanisë së ankandit, copa e arit që u gjet në Alaskë është më e madhja e gjetur ndonjëherë në këtë shtet.

Ajo u zbulua në vitin 1998 pranë qytetit Ruby, në Alaskën Perëndimore.

Kjo copë ka përmasa 17×14,5×11 centimetra dhe peshon 9,13 kilogramë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version