Kushi uron Ditën Kombëtare të Rinisë me një foto të veçantë

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë të rinjtë shqiptarë për Ditën Kombëtare të Rinisë, me anë të një fotoje të veçantë me pjesën më rinore dhe vitale të stafit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“I uroj të gjithë rinisë shqiptare Gëzuar 8 Dhjetorin, përmes vajzave dhe djemve të rinj që janë sot pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, u shpreh Kushi.

“Ata janë të talentuar, të guximshëm, kreativë dhe me energjinë e tyre pozitive po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit tonë të lartë, për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë”, theksoi ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.