Konsumatorët optimistë, treguesi i besimit u rrit me 0.8%

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Konsumatorët rritën besimin në përmirësimin e ekonomisë së vendit, në muajin nëntor të këtij viti.

Banka e Shqipërisë publikoi “Vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit për muajin nëntor 2021”, sipas të cilit, treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje.

Sipas BSH-së, optimizimi i konsumatorëve reflekton kryesisht pritjet e tyre më pozitive për gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiarë në të ardhmen.

Ekspertët vlerësojnë se, kredia konsumatore po i rikthehet ritmeve të rritjes si në kohën para pandemisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e konsumit në ekonomi dhe rritjen e optimizmit të konsumatorit në ringritjen ekonomike.

Por, ndërkohë, vlerësimi i konsumatorëve për blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për blerjen e tyre në të ardhmen shënoi rënie për nëntorin.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.