GJERMANI – Shumica e qytetarëve presin që Scholz të ketë vetëm një mandat si kancelar

BERLIN, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gati dy të tretat e personave të anketuar në Gjermani presin që kancelari i ardhshëm Olaf Scholz të mbajë vetëm një mandat, zbuloi sot një sondazh i YouGov.

Rreth 20% e të anketuarve presin që koalicioni semafor i SPD, të gjelbërve dhe FDP-së i udhëhequr nga politikani i SPD-së të shpërbëhet përpara zgjedhjeve të ardhshme federale.

Një tjetër pjesë prej 44 për qind spekulojnë se Scholz do të qëndrojë në detyrë për katër vjet, por nuk do të rizgjidhet, ndërsa vetëm 16% presin një mandat të dytë për Scholz.

Dhe vetëm 1,3% e të anketuarve mendojnë se Scholz do të qëndrojë për aq kohë sa paraardhësja e tij Angela Merkel.

Scholz, 63 vjeç, ka deklaruar vazhdimisht se ai e sheh koalicionin e tij qeveritar trepalësh si një projekt afatgjatë përtej mandatit aktual elektoral./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.