Ndërmjetësimi, adresim i kërkesave për licencim para hyrjes në fuqi të ligjit të ri

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi sot urdhrin për ngritjen e Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve.

Sipas ministrit Manja, Komisioni do të shërbejë për të trajtuar sipas ligjit, 264 kërkesa për licencim, të patrajtuara që prej vitit 2018 dhe të depozituara para hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ndërmjetësimit.

“Brenda vitit do të mbyllet i gjithë procesi duke i dhënë zgjidhje ligjore pritjes së gjatë dhe duke hapur dritën jeshile për të ushtruar profesionin e ndërmjetësit gjithë personave të aftë e korrektë”, tha ai.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.