ISHP: Kontaktet e të infektuarve me COVID-19 vaksinohen pas 30 ditësh

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Personat që kanë pasur kontakt me një person të infektuar me COVID-19, rekomandohet të vaksinohen pasi të kalojnë 30 ditë.

Instituti i Shëndetit Publik informoi sot mbi mënyrat më të sigurta për t’u vaksinuar, në rastet kur qytetarët kanë kontakt me persona të infektuar.

ISHP ripërsëriti apelin për t’u vaksinuar si mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik thekson se, “personat që dyshojnë se janë me COVID-19 në bazë të shenjave klinike apo që janë në pritje të përgjigjes së një tamponi, nuk rekomandohet të vaksinohen menjëherë me vaksinën ndaj COVID-19”.

“Ata mund të vaksinohen me vaksinën ndaj COVID-19 sapo të përjashtohet diagnoza e COVID-19,” thekson ISHP.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.