FOKUS – Fillon video-samiti Biden-Putin, Ukraina çështja kryesore

MOSKË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Joe Biden kanë nisur një video-samit që pritet të fokusohet në tensionet rreth konfliktit në Ukrainë.

Televizioni shtetëror rus tregoi Putinin të ulur në tryezën e tij përballë një ekrani.

Dy liderët u përshëndetën fillimisht me njëri-tjetrin.

“I gëzuar që ju shoh përsëri. Ju nuk ishit në samitin e G20 në Romë në fund të tetorit. Herën tjetër do të doja t’ju takoja personalisht”, deklaroi Biden.

Dy liderët u lidhën përmes një linje speciale që nuk mund të përgjohej, sipas Kremlinit.

Bisedimet e tyre filluan në orën 15:00 GMT dhe janë planifikuar të zgjasin për disa orë.

”Biden dhe Putin do të diskutojnë gjithashtu garancitë e mundshme të sigurisë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha Kremlini.

Temat e tjera në agjendës përfshijnë sigurinë kibernetike, programin bërthamor të Iranit dhe konflikte të tjera ndërkombëtare./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.