Escobar: Serbia të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes dialogut

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Ai tha për N1 të Sarajevës se SHBA mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe “qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë dallimet. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe në rrugën drejt BE-së dhe ne e mbështesim atë. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht”, tha Escobar.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes rrugës së dialogut.

“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllen kapitujt, për të ecur drejt anëtarësimit në BE, të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

I pyetur se si e sheh të ardhmen e Aleksandër Vuçiçit si president i Serbisë, Escobar tha se i takon popullit serb të vendosë.

Në pjesën e intervistës që u transmetua më herët gjatë ditës së sotme, dhe i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse një ditë zgjohen qytetarët e BeH dhe në linjën e entitetit do të ketë ushtarë të Republikës Serbe, Escobar tha se kjo nuk do të ndodhë dhe përsëriti se nuk do të ketë luftë në Bosnjë. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.