COVID-19 – OBSH bën thirrje për mbrojtje më të mirë të fëmijëve

GJENEVË, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Seksioni evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje përballë rifillimit të pandemisë Covid-19 për të mbrojtur më mirë fëmijët e moshës 5-14 vjeç.

Sipas OBSH, kjo është grupmosha më e prekur aktualisht, çka rrit mundësinë e infektimit te të tjerët.

”OBSH gjithashtu e konsideron vaksinimin e detyrueshëm, të vendosur ose të konsideruar nga disa vende, si një ilaç absolut i fundit”, deklaroi drejtori i saj, Hans Kluge gjatë një konference për shtyp në internet.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.