COVID-19 – Ministri danez i Shëndetësisë rezulton pozitiv

KOPENHAGË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke rezultoi pozitiv me koronavirus gjatë një udhëtimi ministror në Bruksel, njoftoi sot një zëdhënës i ministrisë.

”Heunicke tani është në izolim në një hotel në Bruksel dhe gjurmimi i kontaktit ka filluar ”, tha zëdhënësi duke shtuar se ministri kishte vetëm simptoma të lehta.

Heunicke mbërriti dje në Bruksel për të marrë pjesë sot në një takim të ministrave të Shëndetësisë të BE-së.

Sipas ministrisë, Heunicke bëri një test të shpejtë herët në mëngjes që doli pozitiv.

Ky rezultat u konfirmua më pas nga një test PCR (reaksion zinxhir polimerazë).

Nuk dihet se ku dhe kur Heunicke u infektua me virusin, megjithëse Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ai mori pjesë në festën e Krishtlindjeve të ministrisë në Kopenhagë të premten, ku një i ftuar dihej se ishte infektuar me koronavirus./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.