Balla takon ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Arvizu

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Uashington, ku merr pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Balla ka takuar ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Alexander Arvizu.

Balla ka ndarë një foto me ish-ambasadorin Arvizu.

“Gjatë qëndrimit në Washington, një darkë shtëpie me një mik të vjetër dhe të mirë si Ambasadori Alexander Arvizu”, shprehet Balla.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.