Siguria ushqimore, 181 kontrolle zyrtare, 40 masa administrative

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ushtroi 181 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme, teksa dha 40 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe.

Gjithashtu janë bllokuar 847 kuti shtesa ushqimore (suplemente) për tejkalim afati përdorimi me qëllim asgjësimin e tyre.

Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 41 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore.

Kontrollet u ushtruan në fabrika vaji, magazina ushqimore, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, stabiliment përpunimi këmbë bretkose, etj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.